14 persona u gjobiten me nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës gjatë protestës të së hënës, ndërsa dy të mitur u proceduan në gjendje të lirë. Sipas policisë, protestuesit nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të bëra përmes megafonit, për lirimin e rrugës dhe lejimin e qarkullimit të mjeteve në bulevardin Dëshmorët e Kombit.