Përballë numrit të lartë të dosjeve të mbetura stok prej vitesh në sirtarët e gjykatave të vendit, Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon rritjen e numrit të gjyqtarëve. Nga 417 gjyqtarë që ka Shqipëria aktualisht në organikë, edhe pse efektivisht në punë janë 309 toga të zeza për shkak të vakancave, KLGJ propozon një numër të përgjithshëm 528 gjyqtarë, të shpërndarë në të përhershëm, rezervë dhe të përkohshëm. Sipas planit të organit qeverisës të gjyqësorit, parashikohet shtimi i 84 gjyqtarëve të përhershëm në organikën kombëtare, që do të shpërndahen në Gjykatat e Shkallëve të Para dhe ato të Apelit.