Një operacion ndërkombëtarë, përfshirë dhe Shqipërinë, çoi në zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi përmes call-center-ave. Hetimet zbuluan se viktima të kësaj skeme kishin rënë shtetas nga mbi 50 vende, ndërsa dëmi i shkaktuar tejkalonte vlerën e 4 milionë eurove. Autoritetet e përfshirë në aksion zhvilluan kontrolle në 17 vende dhe sekuestruan më shumë se 100 serverë, si dhe arrestuan shtatë të dyshuar të përfshirë në skemën kriminale, 3 prej të cilëve nga Kosova. Hetimet nisën në vitin 2022, pasi një çift gjerman ngriti shqetësimin se nuk mund të tërhiqnin paratë e investuara përmes një platforme tregtare online.