Një rrjet ndërkombëtar i dyshuar për mashtrime me investimet online është goditur në një operacion të koordinuar nga Eurojust dhe Europol, ku janë përfshirë edhe autoritetet shqiptare. Në aksionin që shtrihet në shtatë shtete, janë arrestuar shtatë persona, janë kontrolluar 17 ambiente dhe janë sekuestruar më shumë se 100 servera. Rrjeti dyshohet se ka mashtruar investitorë përmes platformave online që premtonin fitime të larta nga investimet në kriptovaluta, monedha të huaja dhe aksione. Sipas hetimeve, viktimat fillimisht investonin shuma të vogla, ndërsa në platformat virtuale u shfaqeshin fitime të rreme për t’i bindur të transferonin gjithnjë e më shumë para.