Vitet e mëmsisë për nënat me më shumë se tre fëmijë do të njihen si vite pune. Qeveria miratoi vendimin, i cili parashikon mbështetje buxhetore për gratë e papuna me tre fëmijë dhe më shumë duke i njohur kontributet shoqërore. Detajet e skemës së re të kabinetetit qeveritar i ndau ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se këshilli i ministrave miratoi vendimin për dëmshpërblim financiar për ish-të përndjekurit politik. Vendimet e miratuara nga qeveria këtë të mërkurë, janë parashikuar edhe në projektbuxhetin e vitit 2023, i cili prej disa ditësh ka hapur debate të forta mes pozitës dhe opozitës.