Kuvendi I Kosovës ka miratuar Projektiligjin për çmimet tavan, ndryshe projetligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Projekligji është miratuar me 63 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa partitë opozitare nuk e kanë përkrahur. Sipas tyre, ky projektligj ka “hapësirë për arbitraritet” dhe se është “i imponuar dhe ndikuar edhe nga interesat tjera private personale partiake”. Ministrja, Mimoza Kusari-Lila arsyetoi se projektligji synon mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e paarsyeshme dhe e menjëhershme e çmimeve të produkteve bazë.