Pas fitores së Listës Studentore në Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Serbi të dielën, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk pret ndryshime të mëdha në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, pavarësisht rënies së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Gjatë një vizite në Maqedonin eVeriut, HAxhiu tha se është e rëndësishme që regjimet autoritare të ndëshkohen, por shprehu rezerva nëse ndryshimet politike në Serbi do të sjellin edhe ndryshim të mendësisë ndaj Kosovës.