Pas mesnatës së të martës, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ablert Sylaj u kap nga autoritetet derisa fshihej në Deçan jo shumë larg shtëpisë së tij të banimit. "Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore", njoftoi Policia e Kosovës.