Eksportet e Kosovës mbuluan vetëm 17 për qind të importeve, përgjatë muajit shtatir, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Sipas ASK-së, deficiti tregtar në shtator arriti në 534 milionë euro, krahasuar me 520,5 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, që paraqet një rritje prej rreth 2,6 për qind. Vlera e eksporteve të mallrave gjatë shtatorit ishte rreth 109 milionë euro, ndërsa importet arritën në rreth 643 milionë euro.