Me një minutë heshtje ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e thirrur pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Opozita e cilësoi si alarm kombëtar vrasjen e grave e kërkuan shkarkim të krerëve të institucioneve që dyshohet se neglizhuan rastin e Arlinda Zekajt që u vra nga kunati i saj, derisa kërkonte mbrojtje institucionale.