“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kështu niste letra drejtuar Prokurorisë nga viktima në Pejë. Tri ditë para se të vritej, gruaja nga Vitomirica e Pejës i ishte drejtuar me një letër kryeprokurores së Prokurorisë së Pejës, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si zyrtarët po trajtonin rastin e saj.