515 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë betuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Në ceremoni ka marrë pjesë kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti e ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të mbajtur gjatë ceremonisë së betimit të rekrutëve ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke e cilësuar forcimin dhe zhvillimin e FSK si një nga prioritetet kryesore. kryeministri e cilësoi këtë si gjeneratën më të madhe të ushtarëve që ka pasur ndonjëherë Kosova, duke vlerësuar se të rinjtë që i bashkohen FSK-së po marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.