Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për mënyrën se si janë trajtuar rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Pejë. Gjithashtu, është autorizuar koordinatori nacional për rastet e dhunës në familje që të analizojë të gjitha veprimet institucionale në lidhje me rastet e saj. Nga kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport me shkrim që përfshin kronologjinë e trajtimit të rasteve, personat e raportuar, prokurorët përgjegjës, veprimet procedurale, vendimet e marra dhe vlerësimin e rrezikut për viktimën.