Për të dytën ditë në Prishtinë është protestuar kundër vrasjes së grave. Marshimi në kërkesën për drejtësi, pas vrasjes së Arlinda Zekajt qytetarët ndaluan para Ministrisë së Drejtësisë e kërkuan dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla. Protestuesit mbushën me tym të zi hyrjen e objektit derisa jehonte thirrja për përgjegjësi. Suspendimet nga detyra nuk mjaftojnë për protestuesit, ata kërkuan shkarkime para Këshillit Prokurorial të Kosovës.