“Lista Studentore do të vazhdojë dialogun me Kosovën, të zhvilluar gjatë qeverisjes së mëparshme, duke nënkuptuar edhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Ilija Sërdanoviç, i pari në listën që fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit në Serbi. Gjatë një interviste për REL, Sërdanoviç thotë se pushteti i ri do t’i respektojë marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiç. Kreu I Listës Serbe, thotë se e njëjta linjë vlen edhe për marrëveshjet politike, ndërsa sa u përket kontratave me kompanitë e huaja për investime në Serbi, ato do të respektohen “nëse janë në përputhje me sistemin juridik të Serbisë dhe aktet ndërkombëtare”.