Nën thirrjen "Gjumi s'ka me iu marrë, flaka iu daltë" të mërkurën është protestuar në Prishtinë kundër vrasjes së grave. Qindra protestues u mblodhën në sheshin "Zahir Pajaziti", për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn që u vra më 25 tetor, por edhe për gratë e tjera. Protestës me thirrjen për shkarkime e dorëheqje i prinë edhe familjarët e 49-vjeçares që u vra nga kunati dhjetë minuta pasi u kthye nga raportimi për dhunën në familje nga ish-bashkëshorti.