Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylaj nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga i dyshuari, kunati i saj pak pasi kishte lajmëruar Jeton Sylajn në Polici për dhunë në familje. Sipas Prokurorisë, Arlinda Zekaj sapo ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga policia, pas raportimit të dhunës në familje, rast për të cilin ishte arrestuar dhe ndaluar ish-bashkëshorti i saj.