Ndryshimi i mënyrës së menaxhimit të një prej siteve më të rëndësishëm në vend, atij të Butrintit, ka ngritur dyshime për rreziqet që i kanosen. Dokumente të shumta, të konsultuara nga Investigative Netëork Albania, sugjerojnë se autoriteti shtetëror mund të ushtrojë vetëm një kontroll të zbehtë e të parëndësishëm ndaj fondacionit privat, të cilit i ka besuar Butrintin për 10 vitet e ardhshme.