Një 36-vjeçar, është vënë në pranga këtë të martë në Pogradec pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të qytetit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një cellular, të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik. Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative 36-vjeçari shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytet, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe e kanë lokalizuar në lagjen nr. 4, Pogradec.