Byroja e Kundërterrorizmit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka shprehur mirënjohje për Kosovën, pas vendimit të Qeverisë që e klasifikoi si organizatë terroriste Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. “E falënderojmë Kosovën që qëndron kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si organizatë terroriste”, thuhet në reagimin e Byros në rrjetin social X.