Kryeministri Kosovës Albin Kurti akuzoi opozitën se nuk ka pranuar asnjë nga ofertat e ofruara nga qeveria e tij për çështjen e presidentit, duke detyruar vendin, sipas tij, që të shkoj drejt zgjedhjeve të parakohshme. Ai tha se Vetëvendosje ka bërë oferta për kompromis ndaj partive opozitare, duke u ofruar pozita të rëndësishme në institucione, me qëllim që të arrihet marrëveshje dhe të shmanget bllokimi institucional.