Top News – Armët e trazirave të vitit 1997/ Ende jashtë depove, Shqipëria rrezikon shumë
16/04/2021 21:55

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë bërë një ndryshim në ligjin për armët të diktuar nga nevoja për të rregulluar kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në Shqipëri do të nisë një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, duke përfunduar në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pas goditjes së bazave në të cilat u gjendën me qindra armë luftarake municione, por edhe lëndë eksplozive, Shqipëria vijon të mbesë një magazinë e madhe e armëve. Policia e Shtetit bën me dije zyrtarisht se në harkun kohor 2015-2019 në total janë sekuestruar 4558 armë zjarri. Të dhënat nga Ministria e Brendshme, tregojnë se pas trazirave në vitin 1997, nga depot e armëve në vend u grabitën 16,000,000 eksplozivë, 839,310,038 municione dhe 549,775 armë. Me qëllim dorëzimin e armëve luftarake pa leje, qeveria e Shqipërisë miratoi tre amnisti për mbledhjen vullnetare të tyre. Amnistia e parë për dorëzimi e armëve të zjarrit u realizua në harkun kohor gusht 1998– gusht 2002. Amnistia e dytë u hartua në dhjetor 2002, me një amnisti dhe ligj për grumbullimin e armëve, që u miratua në 6 mars 2003, Ligji Nr. 9018 “Për grumbullimin e armëve, municioneve dhe pajisjeve të tjera luftarake”. Ligji qëndroi në fuqi deri në vitin 2005. Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar-prill 2017, ku u dorëzuan vullnetarisht në shkallë vendi, 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore dhe 580.634 municione të ndryshme. Aktualisht, në vend përllogaritet të jenë të shpërndara 325,254 armë zjarri pa leje, 720,595,182 municione dhe 14,458,614 eksplozivë. Pas vitit 2017, Ministria e Brendshme nuk ka ndërmarrë më nisma amnistie për dorëzimin vullnetar të armëve, por vetëm ligje të cilat rregullojnë mbajtjen me leje të armëve të zjarrit apo ato të gjuetisë.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15