Tre aksidente tragjike të ndryshme janë regjistruar brenda pak orësh në Lushnje dhe Fushë Krujë këtë të mërkurën, ku humbën jetën një burrë, një grua dhe një 20-vjeçar. Para mesditës, një 59-vjeçar ndërroi jetë në autostradën Fier-Lushnje, në fshatin Bishqethëm. Aksidenti tragjik ndodhi kur motoçikleta me të cilën po lëvizte viktima u përplas me një mjet bujqësor.