Ka nisur sot testimi i uljes së avionëve në Aeroportin e Kukësit, ku po punohet me ritme të shpejta për të mundësuar hapjen e tij në Prill të këtij viti, ashtu siç ka premtuar qeveria. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e pranishme në këtë proces tha se vënia në punë e këtij aeroporti pritet të ulë ndjeshëm çmimet e fluturimeve për udhëtarët.