Rama: Pres shumë lajme të mira, ja kur do të nisë vaksinimi masiv në vendin tonë
04/03/2021 12:11

Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e vaksinimit duke paralajmëruar se muajt e pranverës në vendin tonë pritet të nisë vaksinimi masiv kundër koronavirusit. “E përsëris që pres shumë shpejt lajme të mira, jo nga qielli, as nga bamirësia e pamundur e BE, por nga këmbëngulja dhe angazhimi i pandërprerë si lypës. Vaksinim masiv do kemi në mars, prill, maj, qershor që do të këpusë zinxhirin e infektimeve dhe do të ndihmojë që të çlirohemi nga barra e madhe e ankthit, e pasigurisë, e merakut për njerëzit tanë më të afërt, për njerëzit tanë më të dashur, për ata që kemi rreth e rrotull”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin për shëndetësinë, Rama nuk hezitoi të akuzonte opozitën duke thënë se nuk mund të besohen pikërisht në këtë kohë të vështirë të përballjes me armikun e padukshëm. Ndërsa për personat që e kritikojnë se pret vaksinat në Rinas, tha se është e lehtë të përqeshësh, por vaksinimi po vijon edhe për të moshuarit. “Teste, teste, teste… Gjithçka ka ecur sipas planit. Sot kemi 4 laboratorë, kemi testimin e shpejtë që kryhet në 55 pika testimi. Grupet e terrenit, epidemiologët janë rritur dhe është garantuar që 90% e të dyshuarve arrihen, testohen dhe vendosen në izolim brenda 48 orëve. Ju kujtoj sot që vaksina është kryefjala dhe e panjohura ende shqetësuese për mua e kësaj faze të luftës është se nga zero vaksina ndaj gripit në 2013, ne kemi vaksinuar falas 368 940 qytetarë në vitin 2020, që do të thotë 4 herë më shumë se në vitin 2018.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15