Protestë me zinxhirë për pronën/ Lezhë, ngujohet para bashkisë me dokumentet në dorë
03/03/2021 15:48
“Duan të më marrin pronën”. Me këtë pretendim Huanito Martinaj nga Balldreni ka dalë për të protestuar para bashkisë së Lezhës i lidhur me zinxhir, me një pankartë në duar dhe me të gjitha dokumentat e pronës.