Policia bllokon 300 patenta/ Që nga 10 shkurti janë gjobitur 20 mijë qytetarë pa maska
07/03/2021 19:44

Që prej vendosje së orës policore në datën 10 shkurt, ku qarkullimi ndalohet nga ora 20 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit, policia ka ndëshkuar rreth 300 drejtues automjetesh, të cilët kanë shkelur këtë fashë orare dhe kanë qenë në lëvizje pa një arsye të domosdoshme, pra pra pasur edhe një leje nga E-Albania. Siç mund të shihet pas meje, këtu në Tiranë, është një postbllok policie, pranë pallatit me shigjeta i cili, po kontrollon automjetet lidhur me arsyet e lëvizjes, apo nëse kanë një leje për të lëvizur pas orës 20 të mbrëmjes. Në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës, policia ka vendosur një sërë postblloqesh. Efektivët, nëse konstatojnë që dikush është duke lëvizur pa leje apo arsye të domosdoshme, bëjnë tërheqje të patentës dhe lejes së qarkullimit. Është komisioni ai që vlerëson, për sa kohë do të tërhiqen, por kryesisht, bazuar në aktin normativ, ndëshimi është nga 1 deri në 3 vite. Top Channel intervistoi edhe një qytetar, në momentin që iu tërhoq patenta. Ja çfarë thotë ai: “Më kanë hequr patentën dhe lejen e qarkullimit. Kam hyrë ne E-Albania po nuk e nxjerr dot lejen. Babai im shkon në punë në orën 10 të mbrëmjes dhe më duhet ta çoj”. Ndërkaq policia, lidhur edhe me numrat e lartë të infektimeve Covid, po vijon aksionet edhe për ndëshkimin e qytetarëve që nuk mbajnë maskë. Që prej orës së re policore, janë gjobitur mbi 20 mijë qytetarë që janë konstatuar pa maskë, e ndërkaq në anën tjetër, janë ndëshkuar dhe rreth 400 qytetarë, të cilët kanë lëvizur pas orës 20 të mbrëmjes në këmbë, pa pasur një arysye të justifikuar në aktin normativ.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15