Me pranga në duar, mbërrin në KLGJ gjyqtarja Hoxha, flet për TCH: Proces i padrejtë!
04/03/2021 10:19

Pas tre seancave disiplinore arriti në KLGJ, mëngjesin e sotëm, gjyqtarja Enkeleida Hoxha. Gjyqtarja e arrestuar, Enkeleida Hoxha është paraqitur me pranga në duar para Këshillit të Lartë Gjyqësor, këtë të enjte, ku do të përballet me trupën e KLGJ, pas kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e saj nga detyra. E pyetur nga Top Channel nëse ka ndonjë koment për procesin ndaj saj, gjyqtarja Hoxha është shprehur se procesi ndaj saj ka qenë i padrejtë. Ashtu si gjykatësja e Krujës, edhe për avokatin Aldo Tabaku u vendos masa “Arrest me burg”. Për të tjerët u la në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë. Për mjekun u vendos masa pezullim nga detyra, ashtu siç është vendosur në mungesë më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë. Në saj të përgjimeve nga hetimet e SPAK gjykatësja Enkeleida Hoxha është përfshirë në një aferë korruputive bashkë me avokatin Aldo Tabaku dhe punonjës të tjerë të gjykatës. Një skemë e mirëfilltë kriminale në Gjykatën e Krujës për të liruar të burgosurit kundrejt miliona eurove. E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm, Enkeleida Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë. Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjor, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për t’i zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkeleida Hoxhën, avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të SPAK se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim, për shumën e 6 mijë eurove. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët bëri kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15