Manastirliu uron 8-Marsin nga “Shefqet Ndroqi”: Gratë janë kolona e sistemit tonë shëndetësor!
08/03/2021 16:01

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zgjedhur që të jetë pranë mjekeve dhe infermiereve në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”. Manastirliu i ka quajtur mjeket dhe infermieret kudo në vend, si kolonat e sistemit shëndetësor. “Sistemi ynë shëndetësor përbëhet nga 60% gra. Gratë janë kolona që mbajnë sistemin tonë shëndetësor. Janë më shumë se 17 mijë gra që punojnë në shëndetësi, në vijën e parë dhe në prapravijë. Zgjodha për të qenë sot në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku 311 gra punojnë dhe luftojnë çdo ditë me të keqen, kundër armikut të padukshëm dhe japin më të mirën nga vetja për t’i shërbyer tjetrit”, tha Manastirliu. Duke shprehur mirënjohjen për gratë dhe vajzat në sistemin shëndetësor, Manastirliu tha se brenda javës përfundon vaksinimi i personelit shëndetësor. “Mirënjohjen tonë e tregojmë jo vetëm çdo ditë në mbështetjen për punën tuaj, por edhe me investimet që ne bëjmë në sektor, nëpërmjet përmirësimit të kushteve të punës, me mbështetjen direkte me rritjen e pagave me 40%, nëpërmjet bonusit special prej 1 mijë euro dhe 500 euro për shërbimet mbështetëse, ku kanë përfituar më shumë se 4 mijë punonjës të shëndetësisë. Dhe jam e kënaqur që finalizojmë brenda kësaj jave vaksinimin e të gjithë personelit tonë shëndetësor, me synimin për ta mposhtur virusin dhe për ta kontrolluar këtë pandemi, e cila është duke u përballuar pikërisht falë forcës së çdo punonjësi të shëndetësisë”, tha Manastirliu. Duke vlerësuar mbështetjen e Ministres Manastirliu, prof. Silva Bala u shpreh: “Këto gra po bëjnë një sakrificë që duhet të na e kuptojnë i gjithë populli. Që ne punojmë deri në pikën tonë të fundit për të shpëtuar një jetë. Dhe jetë pas jete, çdo ditë pas çdo dite”. Prof. Alma Cami tha: “Pasuria jonë më e madhe, e të gjithave ne, është mirënjohja dhe reskpeti, falenderimet e qytetarëve dhe të pacientëve, që shprehin mirënjohjen për jetët e shpëtuara dhe na bëjnë ne që ta vazhdojmë më tej këtë luftë. Dhe do ta vazhdojmë deri sa të krijohet mundësia e kthimit në normalitetin e jetës”. Dr. Loreta Bici u shpreh: “Për një vit pandemie, ne kemi harruar festat tradicionale. Festa jonë më e madhe është sfida ndaj kësaj sëmundjeje. Festa jonë më e madhe është shpëtimi i sa më shumë jetëve. Jemi këtu një ekip i tërë, vajza, gra por edhe pjesa tjetër, në cilindo sektor, për të mbështetur fort njëri-tjetrin, për të luftuar fort dhe për t’ja dalë mbanë”.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15