Manastirliu në Lezhë: Po ndërtojmë 4 maternitete, mbi 72 mijë familje mbështeten nga bonusi i bebes
05/03/2021 13:09

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për ndërtimin e maternitetit të ri në Lezhë, i cili pritet të përfundojë brenda pranverës. “Jo vetëm që ka qenë një vit i vështirë ky i pandemisë, por ne nuk e kemi ndalur punën në asnjë moment në kantierin gjigand të shëndetësisë. Qoftë për maternitetin e Lezhës, që e shohim se si kanë ecur punimet dhe do të përfundojmë edhe përpara afatit. Qoftë për maternitetin e Beratit, për maternitetin e Kukësit dhe gjithashtu edhe për maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku tashmë punimet kanë filluar”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se krahas investimeve në infrastrukturë në shërbim të fëmijëve të sapolindur është edhe ndihma financiare e ofruar nga qeveria, me bonusin e bebes, prej të cilit kanë përfituar mbi 72 mijë familje në dy vite. “Me bonusin e bebes për çdo fëmijë të porsalindur, kemi mbështetur më shumë se 72 mijë familje nëpërmjet këtij programi që vendos në një start të barabartë të gjithë fëmijët dhe mbështet familjet e reja”, theksoi Manastirliu. Duke i konsideruar spitalet rajonale pole të specializuara në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, Manastirliu tha se me rifillimin e specializimeve janë plotësuar shërbimet e munguara. “Fakti që spitalet rajonale sot, ofrojnë shërbime, qoftë për të sëmurët me Covid, qoftë për raste ashtu sikurse në spitalin e Lezhës për raste të dyshuara apo për rastet postcovid, tregon që spitalet tona rajonale nuk janë vetëm spitale që referojnë në Tiranë. Por janë spitale që janë pole shërbimesh të specializuara, të cilat ofrojnë jo vetëm infrastrukturën e përshtatshme, teknologjinë e përshtatshme, aparaturat dhe gjithashtu kanë edhe ekipet e mjekëve të cilët në sajë të rifillimit të specializimeve kanë ardhur nëpër spitale dhe sigurisht garantojnë vijueshmërinë e shërbimit dhe shërbimet afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

Top Channel/ Protesta refuzon Cakon: Nuk pranojmë asnjë në krye!
29/08 22:47
Top Channel/ E pazakontë në Fier, i vjedhin paratë në makinë teksa ndodhej në një ceremoni mortore
29/08 22:41
Top Channel/ Erdhën për dasmë, bombola plagos gjithë familjen në Lezhë, mes tyre dy të mitur
29/08 22:39
Top Channel/ “Janë të tmerruar nga protesta”, protestuesit në bulevard: Në shtator, sheshi e më plot
29/08 22:38
Top Channel/ Shpërthimi i bombolës së gazit në Lezhë, flet i afërmi: Mendova se ishte gomë makine
29/08 22:33
Top Channel/ Dajti mes flakëve, riaktivizohen vatrat! Përkeqësim të situatës dhe në Bulqizë
29/08 22:16
Top Channel/ Tragjike në Vaun e Dejës, korrenti vret elektriçistin dhe rojen e lokalit
29/08 22:15
Top Channel/“Kjo protestë s’ka dhe s’do ketë drejtues”, Goxhaj në protestë: S’jemi këtu për ambiciet
29/08 22:10
Top Channel/ Shpërthen bombula e gazit në Lezhë, plagosen 6 persona, një në gjendje rëndë
29/08 21:37
Top Channel/ Debati në KLP për Prokurorin e ri: Më vjen zor që jam në këtë tavolinë
29/08 20:39
Top Channel/ Zgjerohen vatrat e zjarrit në Dajt, ministri Nufi thirrje për koordinimin
29/08 19:44
Top Channel/ Përçahet protesta! Aflred Cako kërkon drejtimin, thirrje për bllokim rrugësh
29/08 19:42
Top Channel/ Kush e drejton Tiranën? Qytetarët kërkojnë zgjidhje nga Kryeministri Rama
29/08 19:35
Top Channel/ Rama për TCH: Veliaj është kryetar! Konfuzioni nga kyçja në qeli
29/08 19:33
Top News – ‘Nuk ishte Shqipëria’. Rama i kërkoi llogari, Spajiç përgënjeshtron ‘Vijestin’
29/08 19:31
Top Channel/ “Na kanë marrë protestën!” Alfred Cako mbledh grupin paralel, debatet dhe përplasjet
29/08 19:30
Top Channel/ Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë pishat pranë Ujit të Ftohtë
29/08 19:08
Top Channel/ Cako kërkon kreun e protestës, grupimi do bllokim rrugësh dhe përfshirjen e studentëve
29/08 15:16
Top Channel/ Kamarieri u rrah se kërkoi pagën, Xhaxhai u nis me kallashnikov drejt hotelit
29/08 15:10
Top Channel/ “Ndërro telefonin, o Red”, dosja e Ylli Zallës, shënimi i sekuestruar mes armëve
29/08 15:07