Klandestinët me not drejt anijeve/ Durrës, si largohen drejt Italisë ata që vijnë nga Lindja e Mesme
04/03/2021 15:17

Top Channel, pati akses në një prej aksioneve të përditshme të Portit të Durrësit, në garantimin e sigurisë që tenton të thyhet çdo mbrëmje nga emigrantë të lindjes së mesme, të cilët duan të shkojnë në Itali. Ora shënon 20 e mbrëmjes. Ky është një prej momenteve që përzgjidhet nga ata që duan të cenojnë sigurinë e portit për tu fshehur më pas në kamionët që do të embargohen në tragetet që do të shkojnë drejt vendit fqinj. Mbrëmjen e së mërkurës, forcat e sigurisë së portit të Durrësit ndaluan një emigrant nga Siria, Zoher Harish. Ai sapo kishte kaluar hekurat rrethues, kur u pikas nga kamerat e sigurisë. -Sa kohë keni këtu në Shqipëri? Sa muaj? “ Kam vetëm pesë ditë. Kam ardhur në këmbë këtu. Kam ecur për ditë me radhë nga Turqia, Greqia dhe më pas në Shqipëri. Dua të iki tek familja ime që e kam në Itali. Kam mamin, babin, motrën, të gjithë atje. Dua thjesht që të hipi në traget që të shkoj tek ta. Nuk jam kriminel. Për disa muaj kam vuajtur shumë. Ja shikoje këtë shenjë operacioni që kam në bark. Më ka qëlluar policia greke përpara se të vija këtu”. Top Channel ka siguruar disa video nga ndalimet e emigrantëve. Një tjetër metodë, krahas kalimit të mureve rrethues, është që ata përpiqen të notojnë. Këto janë disa nga momentet kur ata janë ndaluar. Një pjesë e tyre, madje kanë përdorur edhe veshje polumbarësh, siç mund të shihet edhe nga fotot. Vetëm vitin që shkoi, në Portin e Durrësit janë ndaluar mbi 1900 emigrantë të cilët kanë cenuar sigurinë, por që janë ndaluar. Disa prej tyre kanë qenë edhe përsëritës, në tentativën për të hipur nëpër tragete.

Kosove, identifikohen mbetjet mortore edhe të tre personave nga “Grupi i Intelektualëve”
03/11 23:47
Plan emergjence, europa ben prova mbijetese
03/11 23:40
Mijëra dosje stok, KLGJ krkon 102 gjyqtar te rinje
03/11 23:38
Konfirmohet samiti i NATO-s në Tiranë pas takimit Rama-Rutte
03/11 23:31
Protesta, të rinjtë u bënë thirrje studentëve për bojkot
03/11 23:30
Plagoset me armë efektivi në bazën ajrore të Kuçovës, nisin hetimet
03/11 23:27
Top News- Rama e Rutte takim ‘kokë më kokë’, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm në Tiranë
03/11 22:34
Top News- Ariu sulmon 53-vjeçarin në Bulqizë/ E rëndë! Nuk i mbijeton plagëve, ndërron jetë në vend
03/11 22:33
Top News- Plagoset me armën e shërbimit efektivi, ngjarja në Bazën Ajrore të Kuçovës
03/11 21:57
Top News – Rama takim në Bruksel me Mark Rutten: Dashamirës i hapur i Shqipërisë
03/11 20:21
Top Channel /Ekonomia shqiptare u rrit 3.6%, BSH mban normën e interesit 2.5%
03/11 20:21
Top News – ‘Investo të bëhesh pasanik’/ Zbërthehet skema e zhvatjes, SPAK godet call center-at
03/11 20:00
Top Channel/ 4 mln euro dëm! Goditet banda ndërkombëtare e mashtrimit me call center
03/11 19:53
Top Channel /Kritikat për paketën fiskale 2027, socialistët kundër PD për dëgjesën e shoqatave
03/11 19:50
Top Channel /Excluzive- Udhërrëfyesi i BE: Shqipëria mbyll negociatat më 2027! Po bëni progres
03/11 19:33
Top News-Ndahet nga jeta avokati Saimir Vishaj/ Ndodhej prej ditësh në intubim në Spitalin e Traumës
03/11 16:52
Top News – Bie interesi për të ndërtuar në Palasë, shteti ofroi mijëra metër tokë, asnjë ofertë
03/11 16:43
Top News – Letra e Erion Veliajt për GJKKO: U rrëmbeva dhe transferova me urdhër të Ramës, hetoni
03/11 16:39
Top Channel/ Zgjedhjet lokale në pikëpyetje, Celibashi paralajmëron probleme pa Kodin e ri
03/11 15:16
Top Channel/ Nisin gjobat për 14 protestues. Paketa anti-dhunë në zbatim, dy të mitur procedohen
03/11 15:15