E diel, 09 Maj 2021
19:01
Kryeministri Rama: Janë kryer 600 mijë vaksinime anti Covid

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se janë kryer 600 mijë vaksinime anti Covid në të gjithë vendin.

19:00
PD: Pavlefshmëri në 9 qarqe/ Dorëzohen dosjet e ankimimit në KQZ, edhe LSI ankohet për Beratin

Ky është moment kur përfaqësuesit e PD përmes këtyre dosjeve voluminoze dorëzuan ankimimin rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit për 9 qarqe.

18:57
Familjarët e viktimave kanë dyshime: Ngordhi dhe qeni, nëna i njihte kërpudhat, nuk ishte hera e parë që i mblidhte

Familjarët e tre të ndjerëve që ndërruan jetë në Shqipëri, hedhin dyshimet nëse prindërit dhe gjyshja e tyre mund të jenë helmuar si pasojë e konsumimit të kërpudhave.

18:55
12 mijë trupa, qindra autoblinda e avionë/ Rusia i “tregon muskujt” Perëndimit!

Rusia shpalosi fuqinë e saj ushtarake me parada të mbajtura në mbarë vendin në ditën që shënon 76-vjetorin e fitores së sovjetikëve ndaj Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.

18:53
Të helmuar nga kërpudhat/ Humbin jetën 3 anëtarët e familjes nga Gjilani i Kosovës në Gjirin e Lalzit

Kanë rezultuar fatale për familjen Haliti nga Gjilani i Kosovës pushimet në Gjirin e Lalëzit ku ata kanë dhe një shtëpi pushimi.

18:51
10 vjeçari përplaset nga makina në Tiranë, përfundon në spital

Një aksident është shënuar në rrugën “3 Dëshmorët” në kryeqytet.

18:38
Merkel jep lajmin e mirë: pushime në Europë edhe për të pavaksinuarit!!

Kancelarja Angela Merkel dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn janë të një mendimi, se pushimet e verës në Europë së shpejti do të jenë të mundura edhe për personat që nuk janë vaksinuar.

18:28
Operacioni dramatik, marina amerikane ndalon në det ngarkesën gjigante të armëve ruse!

Marina amerikane njoftoi kapjen e një sasie të madhe armësh të paligjshme ruse dhe kineze e cila po transportohej me një anije pa flamur në ujërat ndërkombëtare të Detit Arabik Verior.

18:24
Qeveria pas një viti planifikon padinë kundër Serbisë për gjenocid, skeptik shprehen ekspertët juridik

Qeveria e Republikës së Kosovës po planifikon që në fund të vitit 2022 të ngrit padi kundër Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.

18:22
Tensioni gjatë ndeshjes me Tiranën, arrestohen dy drejtuesit e Kastriotit

Presidenti i Kastriotit, Alban Vogli dhe drejtori teknik Gazmend Vogli kanë përfunduar në prangat e policisë, pas incidenteve të ndodhura ditën e djeshme në stadiumin “Selman Stërmasi”, gjatë sfidës mes Tiranës dhe krutanëve.

18:17
Bomba në shkollën e femrave/ 68 të vdekur dhe 165 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një shkollë vajzash në Kabul të Afganistanit ku të paktën 68 persona ndërruan jetë, ndërsa 165 të tjerë mbetën të plagosur.

17:55
Sassuolo mposht Genoan në transfertë, Conference League më pranë

Sassuolo është shumë pranë sigurimit të një bilete për edicionin e ardhshëm të Conference League, kompeticionit më të ri të organizuar nga UEFA për klubet europiane.

17:49
U mbyt me jastëk nga motra, Prokuroria reagon për vrasjen në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dhënë detaje të reja për vrasjen e 33-vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. 

17:31
“Ka për ta paguar shtrenjtë”/ E papritur, Ledjana merr vendimin drastik për Për’puthen (FOTO)

Ledjana dhe Melisa u përfshinë ditën e djeshme në një debat të fortë virtual me njëra-tjetrën.

17:24
BE rrëzon AstraZeneca-n: “Nuk ia rinovojmë kontratën”!

“Për momentin, Komisioni Europian nuk e ka rinovuar kontratën aktuale për vaksinat anti-Covid të zhvilluar nga AstraZeneca, e cila skadon në fund të qershorit”, deklaroi komisioneri europian i tregtisë, Thierry Breton, lëvizje kjo që e çon në një tjetër nivel luftën e Brukselit me kompaninë britaniko-sudeze.

17:12
FOTO/ Gjyshja pretendon se është “rrëmbyer” 52 herë nga alienët, zbulon imazhet me shenjat që i kanë lënë në trup

Gjyshja e dy fëmijëve pretendon se është rrëmbyer nga alienët më shumë se 52 herë në jetën e saj.

17:01
COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 57 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 57 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë.

16:58
“Si të jetë Viti i ri”/ Spanja heq ndalim qarkullimin, shpërthejnë festimet në rrugë!

Spanja hoqi ndalim qarkullimin e vendosur që prej muajit tetor me qëllim frenimin e pandemisë, duke i lejuar banorët që për të parën herë pas disa muajsh të udhëtojnë në rajone te ndryshme, e kjo bëri që spanjollët të shpërthenin në festime.

16:55
Rusia shënon Ditën e Fitores me paradë ushtarake

Në Rusi është festuar me një ceremoni 76-vjetori i fitores së ish-Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore kundër Gjermanisë naziste.

16:46
“Tirana 100”, suksese të njëpasnjëshme/ Prestigjiozja britanike e rendit në Top of the World: Më në fund del sekreti muzikor i Shqipërisë!

Albumi muzikor “Tirana 100” realizuar nga grupi “Tirana-Tirona AllStars” me mbështetjen ekskluzive të Bashkisë Tiranë në kuadër të festimeve të 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet, po korr suksese të njëpasnjëshme në arenën muzikore ndërkombëtare.

16:25
Young drejt largimit nga Interi, e kërkojnë në Angli e SHBA

Aventura e Ashley Young me Interin duket se është drejt përfundimit, pasi kontrata e anësorit anglez me zikaltrit përfundon bashkë me sezonin dhe në Milano duket se nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë zgjatje të bashkëpunimit.

16:14
Shkrumbohet nga flakët minibusi në Kavajë, detajet e para nga ngjarja

Një minibus është përfshirë nga flakët në Kavajë.

16:13
Sarandë/ Me thikë në dorë, tentoi të vidhte paratë e 34-vjecares pranë bankomatit. Arrestohet autori

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë tentoi të vidhte paratë e një 34-vjeçareje pranë një bankomati në Sarandë.

15:59
Papa Françesku: Po ndjek me një shqetësim të veçantë zhvillimet në Kuds

Kreu i Vatikanit, Papa Françesku ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me tensionet në rritje pas shkeljeve nga policia izraelite ndaj palestinezëve që jetojnë në Kudsin Lindor nën pushtim.

15:49
Momenti kur raketa kineze bie mbi oqean, ja kur kaloi mbi Shqipëri!

Ushtria amerikane nxori pamjet e momentit kur raketa kineze që tmerroi botën u rrëzua mbi Oqeanin Indian duke mos shkaktuar fatmirësisht dëme në asnjë zonë të banuar.

15:35
Shokuese në Fushë Kosovë/ Motra dyshohet se mbyti 33-vjeçaren me jastëk

Detaje të reja kanë dalë në dritë për vdekjen tragjike të 33-vjeçares në Fushë Kosovë.

15:19
Kosovë/ Pesë të vdekur dhe 97 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 2.112 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

15:09
Shoferët nuk “kontrollojnë” dot frenat, tre aksidente brenda 10 minutash në Tiranë

Tre aksidente kanë ndodhur brenda 10 minutash në Tiranë. I pari ndodhi në rrugën “Gjin Bue Shpata”, ku automjeti përplasi një 65 vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

15:02
Amerikanët u tërhoqën, rikthehen masakrat në Kabul. Vriten dhjetëra vajza

Nuk kaloi shumë nga lajmi i tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani që në kryeqytetin e vendit të rikthehej hija e terrorizmit.

15:00
Krerët shtetërorë: Është koha që Evropa të hapë dyert për Kosovën

Krerët shtetërorë në Kosovë, në Ditën e Evropës kanë bërë thirrje që qytetarëve t’u mundësohet lëvizja e lirë në 27 shtetet e bllokut dhe Kosova të lëvizë drejt integrimit evropian.

14:45
EMRAT/ Arrestohen 4 shqiptarë në Itali, kur policia i shkoi në shtëpi për kontroll i kërcënuan me thika dhe…

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e rezistencës, dhunës, plagosjes së një zyrtari publik dhe posedimit të paligjshëm të drogës.

14:43
E rëndë/ Ndërron jetë 33-vjeçarja në Fushë Kosovë, dyshohet se është dhunuar për vdekje

Një grua është gjetur e vdekur mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

14:30
Gjermania e Franca “ultimatum” SHBA-së: Mos blloko vaksinat!

Franca iu drejtua ashpër Shteteve të Bashkuara duke i kërkuar të heqin ndalesën për eksportin e vaksinave kundër COVID-19 dhe materialeve për prodhimin e vaksinave. Kjo thirrje e Parisit është mbështetur edhe nga shtetet e tjera në Europë, e sidomos nga Gjermania.

14:26
Ministrja Evis Kushi, ja ku ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel me dy vajzat e saj

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zgjedhur ta kalojë këtë të diel në Korçë me dy vajzat e saj, ku kanë vizituar së bashku Muzeun e Arsimit “Mësonjtorja e parë shqipe”.

14:19
Vjedhja e votës në zgjedhjet e 25 prillit, PD dorëzon në KQZ dosjet voluminoze me fakte

PD ka dorëzuar në KQZ dosjet voluminoze me të cilat pretendojnë se provohet tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhja më e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri.

14:11
Lë pa fjalë Shqipja: Një tjetër flirton me Andin edhe pse është me Melisën

Melisa ka qenë e ftuar në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku është folur në lidhje me marrëdhënien e saj me Andin dhe mënyrën se si nisi romanca e tyre.

13:52
Melisa zbulon përse e mbajti të fshehtë lidhjen me Andin, plas debati i ashpër me Shqipen

Melisa dhe Andi kanë zbuluar lidhjen e tyre të dashurisë me anë të një klipi muzikor.

13:51
Vdekja e tre familjarëve kosovarë/ Flet për herë të parë mjeku dhe tregon pse nuk i dërguan në spital

Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë. Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar.

13:37
Serbët/ Breshëri plumbash drejt një grupi kosovarësh në veri të Kosovës

Një grup prej 50 kosovarësh nga “Kosovo Mountain Club” kanë ndërruar drejtimin e tyre të ecjes, pasi u përballën me një breshëri plumbash në zonën e Zubin Potokut.

13:25
Prindërit dhe gjyshja i ndërruan jetë pas konsumit të kërpudhave/ Djali i viktimave ngre dyshime: Ngordhi edhe qeni, por ai nuk e hante ushqimin tonë!

Dyshimet e para për vdekjen e tre anëtarëve të familjes kosovare Haliti në Lalëz, të Durrësit ishte konsumi i kërpudhave.

13:24
Melisa dhe Andi puthje të zjarrtë në mes të emisionit (FOTO)

Ish-konkurrentët e Për’puthen, Melisa dhe Andi janë të ftuar sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”.

13:14
Starton She’s On Top sezoni 2, pjesë e jurisë Adrola Dushi

She’s On Top rikthehet përsëri këtë të dielë. Pas një sezoni jashtëzakonisht të suksesshëm vitin e kaluar, rubrika e modeleve të së ardhmes hap siparin ktë javë duke premtuar shumë show dhe emocione.

13:11
Balla inspekton punimet për asfaltimin e rrugës në Rrajcë Sutaj: Rrugët e reja do të zhvillojnë agro-turizmin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka inspektuar punën për asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit Rrajcë Sutaj në Prrenjas.

12:48
Dita e Europës, Tirana mbushet me flamujt e vendeve të unionit

9 Maji, Dita e Europës ka sjellë një atmosferë ndryshe sot në kryeqytet. Bashkia e Tiranës e ka dekoruar qytetin, institucionet, por dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Skënderbej” me flamujt shumëngjyrësh të vendeve që janë sot pjesë e unionit.

12:40
Dokumenti/ LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë një kërkesë ankimore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Beratit. Drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankimimeve dhe Saksioneve në KQZ, LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun e Beratit.

12:29
“Të ngrihen të gjithë myslimanët”, Erdogan paralajmëron Izraelin për sulmin e Al Aksa!

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e dënoi ashpër sulmin izraelit ndaj xhamisë Al Aksa duke shprehur solidaritetin e tij të plotë me palestinezet.

12:28
Galeria “Artkand”, në episodin e dhjetë u prezantuan 6 vepra të reja

Artkand tashmë në episodin e tij të gjashtë. Emisioni më i ri i artit në Shqipëri tashmë ka krijuar traditën e fundjavës. Një galeri e re televizive tashmë më një fond të konsiderueshëm veprash në të. Interes, shkëmbime, interaktivitet dhe shitje.

12:24
Dita e Europës/ Mesazhi i ambasadorit Soreca: Europa është një histori e fillimeve të reja. Të kapërcejmë krizat së bashku

Ambasadori i BE, Luigi Soreca iu është bashkuar mesazheve në kuadër të Ditës së Europës. Përmes një video-mesazhi, Soreca theksoi se viti që po lëmë pas ishte i vështirë për të gjithë për shkak të covid, ndërsa nënvizoi ndihëm e madhe që BE ka dhënë për këtë pandemi për vendin tonë.

12:20
Triumfojnë nacionalistët, Skocia drejt ndarjes nga Mbretëria e Bashkuar

Nacionalistët e SNP të Nicola Sturgeon në Skoci shënuan fitoren e katërt elektorale radhazi, duke marrë 64 vota në parlament, vetëm një më pak nga sa nevojitej për shumicën absolute, dhe një më shumë sesa në zgjedhjet e 2016-tës. Separatistët synojnë tani t`i japin një tjetër shtysë të fortë kërkesës për referendumin e shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar, të refuzuar deri më tani nga qeveria e Boris Johnson.

12:17
Koronavirusi “prek dhe vampirët”, Kështjella e Drakulës bëhet qendër vaksinimi

Kështjella Bran në Rumani, e njohur ndryshe si kështjella e Drakulës, është kthyer në një qendër vaksinimi anti-covid-19 për udhëtarët, duke bashkuar kështu në një atraksiononin turistik dhe nevojat praktike, siç po ndodh edhe në pjesë të tjera të botes.

12:15
Si po festohet Dita e Europës/ Bashkimi Europian mes krizave dhe sfidave të së ardhmes

“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kuadër të 9 majit, ditës së Europës që nis këtë radhë një vit plot forume e  diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje evropianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.

12:12
Greqia në alarm për turizmin, Ministri niset urgjent në Berlin, Varshavë dhe Londër

Menjëherë pasi është mësuar lajmi se Greqia nuk është në listën jeshile të 12 vendeve pa karantinë që do të mund të vizitojnë turistët britanike dhe gjermane pas 17 Majit për shkak të situatës epidemiologjike ende të rënduar, qeveria greke është vënë në alarm për të shpëtuar turizmin, sektorin e saj kryesor të ekonomisë, pasi filluan edhe anulimet e para të rezervimeve.

11:53
Tmerroi botën, raketa kineze e dalë jashtë kontrollit bie në Tokë

Shkaktoi alarm të madh, sidomos në Italinë e dyshuar ndodhej në trajektoren e saj, por në fund, gjithçka u mbyll mirë, pa qenë nevoja e Pentagonit për ta goditur raketën kineze të dalë jashtë kontrollit.

11:30
Vazhdojnë gërmimet në varrezën masive në Kizhevak për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kosovë

Kanë vazhduar në Kizhevak të Rashkës, Serbi, gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, të rifilluara më 5 maj. 

11:17
U helmuan nga kërpudhat e mbledhura dhe humbën jetën, ja ku jetonte familja kosovare në Lalëz. Trupat e viktimave mbërritën në Gjilan mbrëmjen e djeshme (FOTOT)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, në Gjirin e Lalëzit ku tre anëtarë të familjes Haliti, nga Gjilani i Kosovës, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Autoritetet shqiptare njoftuan se nëna, djali dhe nusja e shtëpisë humbën jetën pasi kishin konsumuar kërpudha të mbledhura në pyll.

11:00
Dita e Europës/ Balla: Shqipëria gati të negociojë ‘Marrëveshjen e Anëtarësimit në BE’

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar shqiptarët me rastin ne 9 Majit, Ditës së Europës me një shprehje të shkrimtarit Ismail Kadare që thotë: “Europa, për disa shekuj rresht u bë kaq e huaj për gadishullin ballkanik dhe Shqipërinë, sa dukej sikur ndodhi një çarje tektonike. Në të vërtetë, as Shqipëria nuk u zhvendos askund e aq më pak zhvendosjen e bëri Europa. Por, largësia e brendshme mendore dhe shpirtërore ishte e tillë sa që çoi në krijimin e një paradoksi”.

10:54
Angli/ Hasiani “B9” bos krimi, Priti Patel i heq rezidencën

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar betejën ligjore në gjykatë për t’i hequr lejen e qëndrimit në Angli një hasiani i etiketuar si “shumë i rëndësishëm në krimin e organizuar shqiptar” në shtetin ishullor.

10:36
“Do më vrasin”/ Çfarë i tha biznesmeni avokatit të tij pak ditë para se ta ekzekutonin. Detaje të reja dalin në dritë për lëvizjet e autorëve

“Do më vrasin”, ky ishte mesazhi që biznesmeni 54-vjeçar, i cili u ekzekutua dy ditë më parë në mes të ditës, në Zakynthos, në Greqi, i kishte thënë një miku të tij.

10:23
Dyshohet si autor i grabitjes së një pike karburanti, arrestohet 38-vjeçari në Berat. Në banesë iu gjet edhe…

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Beratit, pasi në banesë iu sekuestrua një armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë. Autoritetet vendosën që të ushtrojnë kontroll në banesën e tij, pasi kishin marrë informacione ai dispononte armë pa leje.

10:00
Shtëpinë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e drogës, arrestohet 62-vjeçari. Procedohen edhe 2 punonjës të OSHEE-së sepse…

Një 62-vjeçar është arrestuar dhe dy punonjës të OSHEE-së janë proceduar penalisht nga policia e Durrës.

09:50
Rama poston videon për “Ditën e Europës”

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video në kuadër të “Ditës së Europës”.

09:39
Dita e Europës/ Ministrja Xhaçka: Jemi afër objektivit të anëtarësimit në BE! Shqipëria ka përmbushur prioritetet

Në kuadër të Ditës së Europës, ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka vjen me një mesazh.

09:20
FOTOT/ Makina me shpejtësi tej normave të lejuara përfundon në kanal, plagoset drejtuesi dhe dy pasagjerët

Një makinë ka dalë nga rruga në vendin e njohur si kthesa e Çervenit në aksin Levan -Tepelenë, në Frakull.

09:09
E mitura rrëmbehet nga ish i dashuri i saj, policia jep detajet

Një e mitur nga Prishtina është marrë me dhunë nga ish-i dashuri i saj. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

08:58
Presidenti Meta shkon për ecje buzë detit, por nuk harron të bëjë edhe një ‘selfie’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën me një ecje buzë detit, në Lalëz.

08:44
Dhunuan në mes të fushës punonjësin e policisë, arrestohet Presidenti dhe Drejtori teknik i klubit të Kastriotit

Alban Vogli, President i klubit të Kastriotit dhe Gazment Vogli, Drejtor Teknik i tij janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pas trazirave të ndodhura ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen ndaj Tiranës.

08:28
Mbetjet e raketës kineze prekin tokën, ja vendi ku kanë rënë

Sot e gjithë bota i kishte sytë nga qielli për të parë se ku do të bjerë raketa kineze Mars Long Long 5B. Mediat e huaja shkruajnë se mbetjet e raketës kanë hyrë në atmosferën mbi Oqeanin Indian dhje kanë rënë në një zonë afër ishujve të Maldive.

08:24
9 Maji “Dita e Europës”/ Ruçi: Së shpejti, kufijtë e Europës politike afrohen me ata të Europës kulturore

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka përshëndetur sot 9 Majin, Ditën e Europës.

08:18
Gjendet i mbytur një 56-vjeçar në Durrës

Një 56-vjeçar është mbytur në  Durrës dhe trupi i tij është gjetur në afërsi të Porto Romanos.

07:54
E rëndë! Një 70 vjeçar është gjetur në rrugë pa shenja, ja dyshimet e para

Një 70 vjeçar është gjetur në rrugë , pa shenja jete rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” .

07:16
Diell dhe temperatura deri në 30 gradë, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell.

06:58
Biden: Ende rrugë e gjatë për rimëkëmbjen ekonomike

Përpjekjet e Presidentit Biden për ripërtëritjen ekonomike morën një goditje të premten kur dolën shifrat e vendeve të reja të punës të hapur gjatë muajit prill. Raporti tregonte një rritje modeste me rreth 266 mijë vende të reja pune, gjë që mund të ndërlikojë edhe më tej synimet e presidentit për të miratuar paketën prej 4 trilionë dollarësh investime në infrastrukturë, arsim dhe për fëmijët.

06:32
SHBA/ Një sulm kibernetik ndalon punën e një tubacioni nafte

Operatori i një tubacioni që transporton lëndë djegëse në Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara thotë se ka rënë viktimë e një sulmi kibernetik e cila mori peng sistemin kompjuterik të kompanisë dhe për pasojë ajo ka ndaluar përkohësisht të gjitha veprimtaritë e tubacionit.

06:16
BE kontratë për 1.8 miliardë doza të vaksinës Pfizer-BioNTech

Bashkimi Evropian riafirmoi të shtunën mbështetjen për kompaninë Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e saj të re të vaksinave ndaj COVID-19, duke rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme deri në vitin 2023.

05:57
Për muskuj të fortë dhe shëndet të plotë/ Frutat që duhet të zgjidhni patjetër

Nëse po përpiqeni të mirëmbani ose të shëroni muskujt, frutat janë të vetmet që nuk ju vijnë ndërmend. Por gaboheni. Frutat janë po aq të rëndësishme sa çdo ushqim tjetër.

05:30
Kujdes, përdorimi i antibiotikëve nxit rrezikun e shfaqjes së Artritit Reumatoid

Një nga problemet më të përhapura në lidhje me shëndetin e kockave është pikërisht artriti. Kjo sëmundje sjell vështirësi në aktivitetet e zakonshme, si veshja e rrobave, ecja apo ngrënia e vakteve.

05:05
Johnson përshëndet drejtuesen e SNP-së dhe e fton të bashkëpunojnë

Kryeministri britanik, Boris Johnson përshëndeti sot shefen e partisë indipendentiste skoceze SNP, Nicola Sturgeon për fitoren në zgjedhjet lokale dhe e ftoi në një takim me qeverinë britanike për të diskutuar për sfidat e përbashkëta si rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë.

03:36
Presidenti gjerman kërkon më shumë pjesëmarrje të qytetarëve në Europë

Ditën e Europës më 9 Maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.

03:13
Merkel: SHBA të hapë tregun dhe të mundësojë eksportin e vaksinave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel përsëriti sot kundërshtimin e saj për një heqje të patentave mbi vaksinat antiCOVID-19 dhe i kërkoi SHBA-së të hapë tregun për të mundësuar eksportin e vaksinave dhe përbërësve të tyre.

02:44
Francë, shënohen mbi 19 mijë raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar mbi 19 mijë raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

02:20
Gjermani, shkon mbi 3.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Gjermani ka tejkaluar 3.5 milionë.

01:57
Indi, numri i vdekjeve ditore nga COVID-19 arrin nivelin më të lartë që nga fillimi i pandemisë

Në Indi një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.187 viktima, shifra më e lartë e vdekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.

01:45
Kolumbi, presidenti takohet me liderët opozitarë për të biseduar për protestat

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque është takuar me liderët opozitarë lidhur me protestat kundër qeverisë që vazhdojnë në vend që nga 28 prilli.
.

01:21
Mbi 135 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 135 milionë.

00:58
Lyon mposht Lorientin dhe ngjitet në vendin e tretë

Një vend në zonën Champions të renditjes është objektivi i vetëm i mbetur i Lyonit këtë sezon, me skuadrën e drejtuar nga Rudy Garsia, që sot ka regjistruar një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 4-1 ndaj Lorientit.

00:34
Bayern luan tenis ndaj M’gladbach, Lewandowski tripletë para festës

Teksa po bëheshin gati të zbrisnin në fushë për nxehjen para ndeshjes me Borussia Monchengladbach, futbollistët e Bayernit të Mynihut u shpallën zyrtarisht kampionë të Gjermanisë për herë të 9 radhazi dhe të 29 në histori.

00:12
Skënderbeu ndal Partizanin, Teuta fiton me goleadë dhe merr kreun

Partizani nuk arriti të shkojë përtej një barazimi 1-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, duke dorëzuar sërish vendin e parë të renditjes te Teuta, e cila ia doli të triumfojë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Bylisit në “Niko Dovana”.

E shtunë, 08 Maj 2021
23:59
Inter feston titullin kampion me një goleadë ndaj Sampdorias

Pasi fitoi zyrtarisht titullin e 19 kampion në histori, Interi triumfoi me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Sampdorias në sfidën që i parapriu edhe ceremonisë së dorëzimit të trofeut dhe festës zyrtare të suksesit të munguar prej 11 vitesh.

23:50
Vdekja në Shqipëri e 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani, procedohen penalisht 2 mjekë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

23:23
Liverpool triumfon ndaj Southampton, rritet besimi për vendin e katërt

Pas dy barazimeve zhgënjyese ndaj Leeds United dhe Newcastle, Liverpool është rikthyer te fitorja në kampionat, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Southamptonin në “Anfield Road” dhe rriti ndjeshëm shanset për një vend në zonën Champions.

23:01
Nga kamera e fshehtë, në ngrënien e hamburgerave, në planet për dasëm, Olsi Bylyku ndan me publikun raportin me të dashurën e tij, Eglin

Mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Anastasit, djalit nga Berati i cili prej shumë vitesh kujdesej për familjen dhe vëllain e tij më të vogël.

22:50
Vdesin në Shqipëri tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani, dyshohet se u helmuan nga ushqimi

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti nga Gjilani, tre anëtarët e së cilës (nëna dhe djali me bashkëshorten) kanë vdekur sot në Shqipëri.

22:40
“Ne paskemi po të njëjtën histori…”, filloi të kujdesej për familjen që në fëmijëri, djali surprizohet nga Olsi Bylyku

Stabiliteti dhe harmonia e një familjeje realizohet nëpërmjet sakrificave të mëdha, durimit, dashurisë pa kushte dhe përkujdesjes së vazhdueshme ndaj njëri- tjetrit. E tillë ishte edhe historia e Afërditës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

22:22
Barack Obama vajton për humbjen e pjesëtarit të familjes

Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe familja e tij kanë humbur pjesëtarin 4-putrosh të familjes.

22:02
U dhunua prej vitesh nga ish-bashkëshorti i saj, gruaja ka një mesazh për të gjithë femrat shqiptare që ndodhen në të njëjtën situatë

Fatkeqësisht dhuna në familje mbetet ende një vatër e nxehtë problematike për shoqërinë shqiptare, pavarësisht fushatave sensibilizuese të ndërmarra ndër vite. Në programin “Dua të të bëj të lumtur” gjithmonë janë trajtuar histori me tematike sociale nga më të ndryshmet, ku një vend të veçantë kanë pasur gratë e dhunuara nga ish-bashkëshortët.

22:00
Zbulohet në Shqipëri vendprehja e vjetër… Mund të jetë e rrallë!

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema ka sjellë sonte një histori të pazakontë…

21:50
‘Makineri vrasëse’/ Vendi ku iriqët bukuroshë po kthehen në ‘pushtues shkatërrimtarë’

Nga të gjitha kafshët nokturne (me shumicën e aktivitetit në errësirë) iriqët janë nga më të dashurat për publikun e zakonshëm. Por në Zelandën e Re, gjëmbaçët e vegjël e të ngadaltë janë kthyer në ato që quhen tashmë “makineri vrasëse”.

21:42
Kaloi përtej Adriatikut, ndiqni LIVE itinerarin e copave të raketës kineze (VIDEO)

Humbja e kontrollit të një rakete kineze e lëshuar në hapësirë pak ditë më parë, ka ngjallur shqetësime tek shumë njerëz, ku në “zonën e rrezikut” renditet edhe vendi ynë, sipas një harte të publikuar nga mediat prestigjioze ndërkombëtare.

21:27
“Na helmonin e nuk na lejonin të mësonim shqip!”, gruaja nga Kosova surprizon mësueset që u përballën me regjimin serb për të mësuar kulturën dhe historinë shqiptare

Identiteti i një kombi, një ndër elementet që na veçon dhe na identifikon nga shtetet e tjera është gjuha jonë kombëtare, gjuha shqipe. Pikërisht në programin “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme u trajtua historia e vuajtjeve dhe sakrificave që kanë kaluar shqiptarët e Kosovës për të mësuar gjuhën shqipe gjatë represionit serb.

21:13
Lotaria Amerikane/ Ja linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Prej orës 18:00, të gjithë shqiptarët që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues për të kaluar në raundin e dytë të përzgjedhjeve për të marrë një vizë amerikane.