
Futbollisti gjerman, Jerome Boateng, është shpallur fajtor për dhunë ndaj ish-partneres së tij dhe është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1.8 milionë eurosh. Mbrojtësi i Lyonit kishte mohuar të ketë plagosur nënën e vajzave të tij binjake gjatë një grindjeje në pushime në 2018, por gjykata e gjeti fajtor.
E dëmtuara i tha gjykatës si ish-mbrojtësi i Bayernit të Mynihut e kishte goditur me grusht aq fort, saqë humbi frymën për një moment.
Në dëshminë e tij, Boateng tregoi një version tjetër të ngjarjes. Sipas ligjeve të dhunës në familje në Gjermani, ai mund të ishte burgosur deri në pesë vjet.
I veshur me një kostum blu të errët, Boateng mbërriti në gjykatë me avokatin e tij Kai Walden.
Dënimi me gjobë mund të konsiderohet se “fitore” për Boatengun, i cili shmangu burgun dhe ndërprerjen e karrierës së futbollist.
Top Channel