Me mbarimin e stinës së verës e kthimit të një pjese të madhe të banorëve të Tiranës nga pushimet, kryeqytetit po i merret fryma sërish nga trafiku i rënduar.

Me hapjen e tunelit nr 5 në sheshin e njohur si shqiponja në hyrje të Tiranës në vend që të zgjidhej kriza e trafikut, në fakt ka krijuar çorientim te drejtuesit e automjeteve të cilët ngatërrohen dhe nuk dinë cilën rrugë duhet të ndjekin.

Edhe pse vija e pandërprerë nuk lejon kalimin e makinave nga një aks në tjetrin, ky rregull në këtë aks rrugor nuk zbatohet duke u kthyer në burim aksidenti.

Punime, kaos, tabela të padallueshme janë disa nga shqetësimet kryesore të shoferëve, por ndër të tjera pengesë bëhen edhe këmbësorët të cilët ju dalin para makinave në mes të rrugës, pasi nuk kanë ku të kalojnë.

Top Channel