Projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm motorik synon të ndryshojë mënyrën se si qytetarët dëmshpërblehen pas një aksidenti rrugor. Risia kryesore lidhet me përshpejtimin e procedurave, rritjen e kufijve të kompensimit dhe forcimin e mbrojtjes së të dëmtuarve por edhe me më shumë detyrime për kompanitë e sigurimit. Një nga ndryshimet konkrete prek aksidentet me dëme të vogla materiale. Nëse sot procedura e përshpejtuar zbatohet për dëme deri në 100 mijë lekë, projektligji e çon këtë prag në 250 mijë lekë, duke detyruar kompanitë të kryejnë pagesën brenda 2 javëve.