Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj që po hetohet dhe gjykohet në SPAK për dosjen e sterilizimit dhe dosjen e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian këmbëngul në lehtësimin e masës së sigurisë. Beqaj ndodhet në arrest shtëpie për çështjen e fondeve të BE dhe detyrim paraqitje për dosjen e sterilizimit.