Vazhdojnë ende disktutimet në Kuvend për projektbuxheti e vitit 2027, i cili është bërë objekt diskutimesh dhe kritikash, ku deputetët kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me prioritetet e qeverisë, shpërndarjen e fondeve dhe ndikimin e politikave ekonomike te qytetarët. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër mënyrën se si qeveria administron fondet publike, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e buxhetit, pavarësisht vlerës së tij me rreth 10 miliardë eurosh. Sipas saj, problemi nuk qëndron te madhësia e buxhetit, por te pamundësia e qeverisë për ta zbatuar atë plotësisht. Tabaku deklaroi se buxhetet e qeverisë zbatohen në masën 36%, ndërsa akuzoi mazhorancën se në periudha zgjedhore përshpejton firmosjen e tenderave dhe dhënien e koncesioneve.