Prodhuesit amerikanë të robotëve Boston Dynamics kanë publikuar një video të re të robotit të tyre me dy këmbë Atlas, ku shihet që me një shkathtësi e inteligjencë të frikshme kalon pengesat fizike, duke bërë kërcime e rrotullime në ajër te stilit njerezor.

Krijuesit thonë se kishin si objektiv arritjen e një roboti vrapues, por rutinat e projektuara në video janë aq impresionuese apo të frikshme, sa që shumë komentues thonë se ky është “ushtari i të ardhmes”.

“Është një robot që kryen rutinën koreografike që na u desh muaj të perfeksiononim, si për shembull në një video me skateboard, apo sportesh ekstreme,” tha drejtuesi i Atlas, Benjamin Stephens

Ndryshe nga qeni robot Spot, që kompania kishte lëshuar në rrugët e New York City para se të tërhiqej përsëri, Atlas është një model kërkimi për të parë se deri ku mund të shtyhen kufijtë e robotikës.

Drejtuesi i grupit Scott Kuindersma tha se brenda dy dekadave pritet të bashkëjetojmë me robotët, por mbetet për t’u parë sesa në avantazh të njerëzve ata do të përdoren nga pronarët.

FOTO GALERI
1/3
Prodhuesit amerikanë të robotëve Boston Dynamics kanë publikuar një video të re të robotit të tyre me dy këmbë

Top Channel