Asnjë person që e ka kaluar Covid-10 dhe është riinfektuar nuk ka pasur nevojë për tu shtruar në spital, ndërkohë që ndryshe ndodh me personat e vaksinuar. Në të dy spitalet Covid ka pacientë të vaksinuar dhe po marirn trajtim spitalor.
Pas spitalit Covid edhe në spitalin Covid 3 ka fluks pacientësh pasi çdo ditë shtrohen 15-20 pacientë dhe nëse numri i të infektuarave vijon me këto ritme duhet hapur edhe Covid 4 apo Covid 2.
Por mjekja Qato ka një thirrje për të gjithë ata që infektohen me Delta të bëjnë kujdes pasi shenjat në ditët e para janë shumë të lehta dhe është vënë re që pacientët neglizhojnë.
Ekspertët të shëndetit publik bëjnë thirrje qytetarëve të rendin të vaksinohen dhe personat e diagnostikuar me Covid të izolohen dhe të mos dalin pasi po ndikojnë në përhapjen më me shpejtësi të mutacionit Delta.
Top Channel