Ç`po thur Kim Jong-un? Paradë në mes të natës, në vend të armëve njësi me rroba mbrojtëse

09/09/2021 14:33

73 vjetorin e themelimit të shtetit komunist, Koreja e Veriut e mbajti si përherë me një paradë të cilën lideri i vendit të izoluar, Kim Jong-un e ndoqi personalisht.

Vetëm se në vend të armatimeve të rënda, këtë radhe u shfaqën ushtarë e punëtorë duke marshuar, një pjesë e të cilëve të veshur me në rroba mbrojtëse të kuqe dhe me maska në fytyrë, që dukeshin më shumë si maska kundra gaz.

BBC thotë se ky mund të jetë një sinjal se janë krijuar forcat e veçanta që do të luftojnë përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Koreja e Veriut vuan nga mungesa e ushqimit dhe krizës ekonomike, si rezultat i pandemisë. Parada e zhvilluar natën, ndryshoi nga ajo e mëparshme dhe për një arsye tjetër: se nuk prezantoi ndonjë armë të re siç janë raketat balistike.

Ndoshta fokusi do të jetë tek koronavirusi. Peniani, sipas raporteve në media, besohet se me këtë kërkon t`i tregojë popullit se pavarësisht faktit që nuk ka raportuar ndonjë rast me Covid 19, luftën kundër përhapjes së sëmundjes e vazhdon.

 

Top Channel