73 vjetorin e themelimit të shtetit komunist, Koreja e Veriut e mbajti si përherë me një paradë të cilën lideri i vendit të izoluar, Kim Jong-un e ndoqi personalisht. Vetëm se në vend të armatimeve të rënda, kete radhe u shfaqën ushtarë e punëtorë duke marshuar, një pjesë e të cilëve të veshur me në rroba mbrojtëse të kuqe dhe me maska në fytyrë, që dukeshin më shumë si maska kundra gaz.