U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Një banesë është përfshirë nga flakët, në rrugën ‘Shtraus’ të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 dhe si pasojë e flakëve ka pësuar dëmtime pronari i banesës.
Teksa ka tentuar të shuajë flakët, pronari ka pësuar djegie të lehta në pjesën e shpinës dhe në parakrah. Ai është nisur për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës dhe gjendja e tij fatmirësisht nuk paraqitet e rëndë.
Në momentin kur banesa ka marrë flakë brenda saj kanë qenë edhe familjarë të tjerë, por që nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Sakaq shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit, kurse grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel