6 deputetë ‘tradhtojnë’ Bashën, dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së

09/09/2021 21:53

Kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që të përjashtonte nga grupi i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim i tij vjen pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.

Por Top Channel ka mësuar se gjashtë deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën. Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj.

Kujtojmë se aktualisht në selinë blu është duke u mbajtur mbledhja e grupit dhe kryesisë së madhe të Partisë Demokratike. Basha tha se ky vendim nuk ishte dakorduar me Berishën për këtë vendim, i cili nuk është aprovuar nga këta deputetë.

Konkretisht deputeti Bujar Leskaj ka thënë se ky vendim ishte i gabuar, ndërsa Flamur Noka ka thënë se me këtë vendim po mohohet historia e Partisë Demokratike.

Ndërkohë pro vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha ka dalë deputeti Enkelejd Alibeaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha në reagimin e tij ka dalë po ashtu kundër vendimit të Bashës dhe thekson se me këtë vendim kryedemokrati ka shkelur çdo nen të statutit të PD-së. Sipas tij Basha më parë duhet të kishte mbledhur Kongresin e partisë, të kishte ndryshuar statutin dhe një nen të tij, që më pas të ishte një proces i drejtë shkarkimi i tij. Për Berishën në këto rrethana ky vendim është në shkelje të plotë të ligjeve të partisë.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel