“Nëse ka partiçka, ka edhe gazetarucë”/ Replikë e fortë mes Qorit dhe Muçës në Top Story, gazetari: Jeni oligark politik, nuk bashkoheni për kauzën por…

02/11/2026 23:05

Një përoplasje e fortë ka ndodhur në studion e “Top Storyt” mes kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori dhe gazetarit Flogert Muça.

Gazetari akuzoi se liderët e tre partive të vogla nuk bashkohen për hir të kauzës së bashku, duke i cilësuar si “partiçka”, ndërsa Qori ndërhyri duke e cilësuar Muçën ‘gazetaruc’.

Debati-

Muça: Në protestë ke Shehajn, Lapajn dhe Qorin. Ka një kauzë, të rrëzojnë Edi Ramën dhe Sali Berishën bashkë. Këta zotërinjtë nuk bëhen bashkë për hir të kauzës, por mbajnë secili me kthetra oligarkinë e tyre organizative, pra partiçkat e tyre, vetëm e vetëm që këta të mbijetojnë politikisht. Ky është ligji i hekurt i oligarkisë politike.

Qori: Nëse ka parti ose partiçka, do ta shohim në zgjedhjet e ardhshme. Ama me siguri në këtë panel kemi gazetarë edhe gazetarucë. Po do e shohim. Si mund të thuash partiçkë?

Muça: Është hera e parë që ju humbni kontrollin sepse humbët këtë argument. Ju nuk nevrikoseni kurrë, unë ju admiroj. Unë kam thënë që portofolin ta lë ty në tavolinë nga të gjitha partitë, sepse të besoj që je i ndershëm.

Qori: Ti më the partiçkë dhe në logjikën tënde më bën mua të të them ty gazetaruc, por nuk ta them.

Muça: Pandershmëria juaj, i nderuar qëndron në faktin që lini kauzën mënjanë, nuk bëheni bashkë vetëm për të mbajtur partitë tuaja.

Qori: Ç’do të thuash me nuk bëheni bashkë? Bashkë është populli aty.

Muça: Ja pra kjo është oligarkija. Keni zënë atë qoshen aty, je mbreti i mbretërisë tënde të vogël aty. jeni oligarkët politikë që e keni kapur për dfyti opozitën, ja nxirrni disa vota PD-së dhe ju po e mbani Edi Ramën në pushtet. Dhe Sali Berisha, për fat të keq, ka të drejtë. Ju jeni olgark politik dhe ngaqë e dini mirë se si funksionon oligarkia brenda partisë, akuzoni oligarkët.

Qori: I sugjeron Lëvizjes Bashkë të tradhtojë parimet e veta, të tradhtojë edhe frymën e masës dhe…

Muça: Të lutem ruaj kontrollin dhe mos ofendo. Pika juaj e fortë është ndershmëria dhe vetëkontrolli. Sonte je i pandershëm intelektualisht.

Top Channel