FOTO/ Ky është Selami Hasani i ekzekutuar sot në oborrin e banesës, i dënuar për vrasjen e nipit të “Ben Qimes”

23/11/2026 10:19

Ky është Selami Hasani, i ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa po ashtu ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i tij, Jakup Hasani.

Dyshohet se autorët janë futur në banesën e viktimës dhe e kanë ekzekutuar, ndërsa më pas janë larguar pa asnjë gjurmë.

Hasani është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë i dënuar me 25 vite burg, ndërsa akuzohet për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufaj ose i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në oborrin e banesës, në lagjen “1 Maji”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi S. H. dhe është plagosur vëllai i tij, shtetasi J. H., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Në fshatin Dermenas është konstatuar një automjet që po digjet, i dyshuar si automjeti i përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Top Channel