Vritet Selami Hasani, i dënuar me 25 vite burg, dyshohet se autorët iu futën në banesë
23/11/2026 10:06
Është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Fier Selami Hasani.
Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni bën me dije se ky i fundit, një person i dënuar me 25 vite burg, dyshohet se është ekzekutuar.
Mendohet se autorët i janë futur në banesë. Po ashtu raportohet se një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.
Top Channel