Vrasja në oborrin e banesës së Selami Hasanit, policia nis krehjen e zonës për arrestimin e autorëve, gjendet një makinë e djegur

23/11/2026 10:31

Policia ka nisur krehjen e zonës me qëllim arrestimin e autorëve të mundshëm të vrasjes së Selami Hasanit dhe plagosjes së rëndë të vëllait të tij.

Në dalje të Fierit është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se mund t’u përkasë autorëve të krimit. Policia po mbledh provat e mundshme materiale që mund të kenë mbetur në mjet, me shpresën për të çuar hetuesit në gjurmët e autorëve.

Ndërkohë, e gjithë zona është blinduar, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të autorëve, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.

Krimi ka ndodhur rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, në oborrin e banesës së viktimës. Ky i fundit kishte precedentë kriminalë dhe ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”.

Top Channel