FOTO/ Në luftë me jetën pasi u plagos në atentatin në oborrin e banesës, ky është vëllai i Selami Hasanit

23/11/2026 11:03

Ky që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos përballë banesës së vëllait të tij, Selami Hasani, që mbeti i vrarë në vend pas një breshërie plumbash që u qëllua drejt tyre.

Korrespondenti i Top Channel, Neritan Trifoni, bëri me dije se Jakup Hasani u plagos rëndë.

Ndërkohë, dyshimet e para bëjnë fjalë se autorët mund të jenë futur në banesën e viktimës.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa në periferi të Fierit, pak pas raportimit të vrasjes, është djegur një automjet. Dyshohet se mund t’u përkasë autorëve.

Top Channel