PD reagon pas publikimit të letrës së Veliajt nga burgu: Rama dhe Gogu të hetohen për shantazh ndaj tij

02/11/2026 21:08

Pas publikimit të lerës nga burgu të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Në deklaratën e saj PD thekson se pretendimet janë shantazh ndaj Veliajt si dhe kërkon hetim ndaj Kryeministrit Rama dhe ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu.

Deklarata e PD:

Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj janë dëshmi e fytyrës së vërtetë prej kreu të organizatës kriminale (padrino) të Edi Ramës.

Kërcënimi mafioz i të burgosurit Erion Veliaj nga kreu i organizatës kriminale, Edvin Kristaq Xhelati, dëshmon se jeta e të burgosurit Erion Veliaj në burgun e Fierit është në rrezik tejet serioz.

Ky akt skandaloz dëshmon se SPAK-u nuk po përdoret më si kërbaç vetëm për opozitën dhe mburojë për të korruptuarit, por, më keq akoma, si instrument shantazhi i luftës brenda llojit të bandës në pushtet.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe kërcënimin në qeli të të burgosurit Erion Veliaj dhe kërkon hetim urgjent për këtë akt kriminal të Edi Ramës, Toni Gogut, si dhe të hajdutit të damkosur Arbër Hajdari, që kërkon të marrë në rrugë antiligjore dhe antikushtetuese Bashkinë e Tiranës.

 

Top Channel