Goditi bashkëshorten me mjet prerës pas një konflikti, arrestohet 45-vjeçari në Divjakë, gruaja dërgohet në Spitalin e Traumës

29/11/2026 22:10
foto ilustruese

Një 45-vjeçar është arrestuar në Divjakë, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 39 vjeçe, pas një konflikti mes tyre.

Gruaja ka marrë dëmtime dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë, policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në Divjakë, shtetasi L. V., 45 vjeç, dyshohet se, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen M. V., 39 vjeçe, e ka goditur këtë të fundit me mjet prerës.

39-vjeçarja është transportuar për ndihmë mjekësore të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë 45-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Divjakë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel